Gjirafa50
Dyqani Online më i madhi për teknologji në Kosovë
Gjirafa, Prishtinë-Ferizaj, Llapnasellë, Municipality of Gračanica / Graçanica, 2071, Kosovo
Posted 3 months ago
- 402
BEGMART është marketi juaj online që e ka digjitalizuar tërësisht procesin e blerjes së produkteve ushqimore. Në mënyrë që cilësia e produkteve të ruhet në maksimum, marketi ka investuar në pjesën e logjistikës dhe depove me teknologjinë më të fundit .
Ndonëse ky market fillimisht do të funksionojë vetëm për blerjet në territorin e Prishtinës, pas një kohe pritet që të zhvillohet edhe në pjesët tjera të Kosovës.
Disa prej avantazheve që i sjell blerja e produkteve ushqimore përmes internetit:
– Do të kurseni kohë duke mos pritur tek arka
– Porosia do t’ju vjen deri tek dera e shtëpisë (pavarësisht a keni në katin e parë apo të pestë)
– Do të kurseni naftë/benzinë duke mos pasur nevojë të shkoni deri tek dyqani
– Nuk do të keni nevojë të ballafaqoheni me komunikacion
– Freskia dhe cilësia e produkteve do të ruhet sepse transporti kryhet me automjete frigoriferike, etj.
Ky market online pritet të lansohet së shpejti, ndërkaq transporti do të jetë falas dhe do të kryhet ndërmjet orës 8:00 dhe 11:00 të mëngjesit apo 16:00 dhe 19:00 të mbrëmjes.