iPad po ndryshon formën si mësojnë fëmijët sot
Ka me mijëra video në YouTube që në ditët e sotme ilustrojnë intuitën e mahnitshme të një fëmije gjersa sheh gjëra që shfaqen në ekranin e iPad. Ata punojnë në dy e më shumë aplikacione në të njëjtën kohë dhe bashkëveprojnë me to në një mënyrë aq të shpejtë sa që mahnisin edhe të rriturit.
Kjo hap debatin në lidhje me ndikimin që ka ekspozimi para ekranit tek një fëmijë. Pew Internet Research Center së fundi paraqiti një raport në të cilin theksoi efektin e 1,012 të anketuarve të cilët besuan se “lidhjet e tepërta” të gjeneratave të sotme iu ofrojnë atyre mundësinë që të pëballen me çështje komplekse dhe të qëndrojnë të fokusuar në çështjen e njëjtë për një periudhë më të gjatë kohore.
Në vitin 2010, Guillermo Krovbilt pa sesi lansimi iPad do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të argëtuar dhe mësuar fëmijët në një mënyrë të re dhe bashkëvepruese. Me këtë gjë në mendje, ai me bashkë-themelues dhe shokë të klasës pranë ITT Institute of Design në Chicago, JunYoung Yang dhe Jaed Allen, krijuan Peapod Labs. Krovilbt tha në një intervistë se “prej fillimit, ne nuk ishim duke shkuar drejt tregut paqësor” në vend të kësaj “ata dëshiruan të gjejnë një mënyrë për të lidhur fëmijë dhe prindër me edukimin përreth tyre, duke shfrytëzuar iPad’in”. Dy vite më vonë startup’i të cilin vet po e financonin paraqiti tetë aplikacione dhe solli mbi 170,000 përdorues me pagesë.
Krovbilt përshkroi prototipin si të jashtëzakonshëm dhe të fuqishëm me të dhëna të marra prapa pas lansimit të tij në treg. Me një moshë të këtillë të re, fëmijët janë të jashtëzakonshëm në mësimin e gjërave të reja, dhe nuk është çudi kur një startup madje është në gjendje që t’i ofroj prindit të dhëna të tilla edhe se cilën shkronjë apo fjalë ka pasur vështirësi ta thot fëmiu.
Dave Rogers prej Yahoo Kids (një prej përgjegjësve për anketën e Pew Research), beson se teknologjitë mobile janë duke transformuar në mënyrë rapide jetën e fëmijëve, që të jetë ajo edhe më e mirë. Sipas tij përmirësime të duksme dhe positive në aftësitë njohëse lindin si rrjedhojë e aplikacioneve të Peapod.
Gjersa ka gjëra të vërteta këtu, krijimi i pavarësisë në moshën e hershme natyrisht që ndryshon metodat sesi përpunohen informacionet nga fëmiu. Duke iu dhënë atyre mundësinë për të përjetuar botën nga prehëri i tyre, është sigurisht një mundësi e jashtëzakonshme, por nëse keqpërdoret atëherë mund të shihet një gjeneratë që ka dëshirë të ultë për bashkëveprim njerëzor dhe dëshirë për tu fokusuar në çështje komplekse, simptoma të cilat veçse kanë filluar të vërehen nga mësuesit anembanë botës. iPad thuhet se është vegël bashkëkohore që pretendohet të pasurojë eksperiencat educative të fëmiut, por prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën sesi fëmijë përdorin teknologjinë.
Timbuktu është një tjetër startup që ka një magazine për fëmijë për iPad dhe që ka synime të ngjashme si Peapod Labs; të lidh fëmijët dhe prindërit përmes një përvoje të pasuruar të mësimit. Timbuktu veçse është pranuar në klasën 500 Startups për të vazhduar në prodhimin e magazines.
Gjersa fëmijët fillojnë të përqafojnë teknologjinë në një shkallë më të shpejtë, më shumë startup do të garojnë për të krijuar më shumë aplikacione, magazine e lojëra. E çka mbetet të shihet është sesi këto aplikacione do të formojnë eksperiencat e edukimit të fëmijëve të sotëm.
2 Comments