Hot! Chyrp CMS, me disa rrënjë prej Kosove

chyrp

Në ditët e sotme të zhvillimit të internetit, shfrytëzimi i sistemeve për menaxhim të përmbajtjes (CMS) është diçka e pashmangshme. E në raste të këtilla CMS’ët kryesor që të shkojnë në mend janë WordPress, Drupal, Tumblr, Joomla, etj por jo diçka si Chyrp.

U nis në formë të një CMS’i minimalistik që më von do të quhej Chyrp. Me një kod të thjeshtë dhe të lehtë për tu shfrytëzuar nga përdoruesit, Chyrp është shfaqur në formatin open-source dhe deri në vitin 2009 gjërat po shkonin mirë. Por për arsye të panjohura nuk po mirëmbahej më nga Alex, i cili kishte startuar çdo gjë. Me 14 maj 2010, Alex Suraci shpalli Chyrp’in të vdekur, duke zhgënjyer shumë përodrues të këtij sistemi në atë kohë.

Në po të njëjtin vit, u shfaq Arian Xhezairi, i cili mori përsipër ringjalljen e Chyrp’it, duke shfaqur së fundi lajmin për paraqitjen e beta versionit 2.5 të këtij CMS’i. Arian Xhezairi është web developer nga Prizëreni dhe udhëheqës i zhvillimit pranë Chyrp, kurse në mes tjerash ka njohuri me HTML5, CSS3, PHP5, SQL dhe Ruby.

Çka është Chyrp?

Chyrp është një motor për blogging i krijuar me dizjan të lehtë dhe me fokusim të theksuar në funksionalitet. Ai fuqizohet nga PHP dhe MySQL (apo SQLite), dhe ka një theme standarde të bukur dhe motor të qëndrueshëm për module, ndërsa mundësitë për ta personalizuar dhe modifikuar sipas dëshirës nuk mungojnë.

Thënë me fjalë tjera Chyrp paraqitet si një kombinim i një blogu dhe një tumblelog, ndërsa në anën tjetër mundëson që të shfrytëzohet në çfarëdo lloj faqe, qoftë ajo profesionale, blog apo personale.

Në versionin më të fundit, janë sjellë një sërë përmirësimesh, ku në mes tjerash ofrohet edhe një theme e re e quajtur Firecrest, që i jep një Tumblr efekt faqes suaj. Në kuadër të www.chyrp.net, ju mund të shkarkoni versionin më të fundit të këtij CMS’i, e përveç kësaj aty mund të mësoni edhe më shumë detaje në lidhje me këtë platformë, që është ringjallur falë një programeri nga Kosova dhe natyrisht falë përkrahjes së vazhdueshme të komunitetit të vet Chyrp.

Leave a Reply